Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Icardi ‘tradhton’ Interin para derbit: Mos e kruaj me djallin!

Icardi ‘tradhton’ Interin para derbit: Mos e kruaj me djallin!

Ka veshur fanellën e për 6 sezone, duke mbajtur shiritin e kapitenit për shumë ndeshje dhe shënuar plot 124 gola, megjithatë Mauro Icardin duket se nuk e lidh më asgjë me zikaltrit.

Ndonëse na ka mësuar shpesh të vendosë ndeshjet derbi ndaj Milanit me golat e tij, në një status pak orë para gjysmëfinales së Championsit, argjentinasi ka bërë një postim, që mund të interpretohet si një mbështetje për kuqezinjtë.

“Nëse nuk do të shkosh në ferr, mos u kruaj me djallin”, shkroi sulmuesi argjentinas i Galatasarayt në një story në Instagram, ku ndër të tjera ka zgjedhur të veshë një bluzë të zezë dhe të bëjë foto në një sfond të kuq.

Icardi ‘tradhton’ Interin para derbit: Mos e kruaj me djallin!

Natyrisht ky postim ka nxitur reagimi ne shumë tifozëve zikaltër, që për vite me radhë e kanë pasur idhullin e tyre sulmuesin, por që duket se tashmë do ta listojnë mes armiqve./ TCH

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore