Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Icardi dhe kontrata me Wanda për t’u ribashkuar: Miliona në rrezik…

Icardi dhe kontrata me Wanda për t’u ribashkuar: Miliona në

Në Argjentinë, askush nuk e ka harruar ende “Wandagate”. Ndonëse kanë kaluar muaj nga historia tashmë e famshme në Instagram, e publikuar nga Wanda Nara, që nisi skandalin, mediat e Amerikës së Jugut vazhdojnë të zbulojnë detaje të reja mbi pajtimin mes Mauro Icardit dhe gruas së tij. Sipas të mirëinformuarve, baza e pajtimit ishte një marrëveshje kontraktuale shumë e veçantë, me vlerë miliona dollarë.

“Zemra jote bëhet mal kur fal dikë që nuk ka kërkuar kurrë falje”, – ka shkruar Wanda Nara në një postim enigmatik në Instagram. Showgirl-ja argjentinase, sipas gazetarit Juan Etchegoyen, nuk do ta harronte kurrë tradhtinë e Icardit me China Suarez, por pasojat ekonomike do të kishin qenë aq të rëndësishme, sa ta bënin atë të ndryshonte mendje për ndarjen.

“Nga Parisi mora informacione se ka një kontratë të padokumentuar mes tyre, – zbuloi gazetari për mikrofonat e “America TV”. – Janë miliona në lojë, jo vetëm në reklama dhe të drejta imazhi. Edhe PSG ka një marrëveshje me Wanda”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore