Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ibra: Unë i mungoj Topit të Artë, Messi nuk ma fshin historinë te PSG-ja

Ibra: Unë i mungoj Topit të Artë, Messi nuk ma fshin

Për më pak se një muaj do të festojë ditëlindjen e tij të 40-ë, megjithatë Zlatan Ibrahimovic vijon të mbetet i njëjti, protagonist në fushë, por edhe jashtë saj me deklaratat e tij mediatike, që gjithmonë përbëjnë lajm.

Së fundi bomberi suedez ka dhënë një intervistë për të famshmen France Football, që akordon edhe çmimin prestigjoz Topi i Artë, të cilin Ibrahimovic nuk ia ka dalë ta fitojë asnjëherë gjatë karrierës së tij.

“Topi i Artë nuk më mungon, Përkundrazi, unë i mungoj Topit të Artë. Nëse merren për bazë aftësitë futbollistike, nuk kam asgjë mangët nga Ronaldo e Messi, të cilët e kanë fituar më së shumti, por nëse shihen trofetë, atëherë ata kanë fituar shumë më tepër se unë”, deklaroi suedezi.

Ibra ka një të shkuar shumë të lavdishme te Paris Saint Germain, klub ku aktualisht është transferuar edhe Lionel messi, megjithatë suedezi shprehet i bindur se historinë e tij në “Parkun e Princave” nuk mund ta fshijë askush.

“Unë vajta te PSG si një mbret dhe u largova si një legjendë. Kam shkruar historinë time në atë klub dhe askush nuk mund ta fshijë. Messit i takon të shkruajë kapitullin e tij natyrisht, por nuk mund të fshijë kurrsesi atë që unë kam bërë te PSG-ja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore