Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ibra këshillon Mbappenë: Shko tek Reali, do të jetë aventurë

Ibra këshillon Mbappenë: Shko tek Reali, do të jetë

Telenovela e “Kylian Mbappé” vazhdon me episode të reja. I fundit që ka ofruar këndvështrimin e tij ka qenë Zlatan Ibrahimovic, “shenjtori” i Paris Saint-Germain.

Sulmuesi suedez, tashmë në radhët e Milanit, ka folur në një intervistë që ka dhënë për “L’Équipe” me rastin e publikimit në frëngjisht të autobiografisë së tij të re, “Adrenalina”. “Ibra” e këshillon Mbappenë të shkojë te Real Madrid.

“Vetëm Kyliani mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Varet se çfarë dëshiron dhe çfarë mendon. Unë do të shkoja… por, nëse do të isha PSG, do të përpiqesha ta mbaja. Klubi dëshiron që ai të vazhdojë, por a dëshiron ai të qëndrojë?” – pyet sulmuesi i kuqezinjve përpara se të shtojë: “Janë shumë skuadra që e ndjekin. Nëse i ke mundësitë ekonomike për ta blerë Mbappénë, por nuk e pëlqen, kjo do të thotë se nuk merr vesh nga futbolli, ke ngatërruar profesion.

Është e vërtetë që një ditë Mbappe më pyeti dhe unë iu përgjigja: “Po të isha në vendin tënd, do të shkoja tek Reali i Madridit. Kam pasur mundësinë të luaj për ekipe të ndryshme, në vende dhe me futbollistë të ndryshëm dhe kështu mësova dhe u rrita. Të luash në shtëpi gjithë karrierën është më e lehtë. Të largohesh është një aventurë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore