Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ibra del jashtë me të kuq, Milani fiton ndaj Parmës dhe ruan vendin e dytë

Ibra del jashtë me të kuq, Milani fiton ndaj Parmës dhe ruan

Milan është ngjitur në kuotën e 63 pikëve, duke siguruar vendin e dytë të renditjes edhe për këtë javë.

Kuqezinjtë fituan me 3-1 ndaj Parmës në transfertë, falë golave të Rebic, Kessie dhe Leao.

Kjo është një fitore e rëndësishme, me 3 pikë shumë të vlefshme në “luftën” për zonën Champions, në Serinë A.

Edhe pse skuadra i mban sytë tek ai, Zlatan Ibrahimovic ia vështirësoi detyrën kuqezinjve, pasi mori karton të kuq për ofendime ndaj arbitrit, kur rezultati ishte 0-2 për ekipin e Piolit.

Menjëherë pas këtij episodi, Gagliolo shkurtoi diferencën për vendasit, të cilët shtuan presionin për të gjetur edhe golin e barazimit. Por, Milani u mbrojt mirë dhe në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Leao finalizoi me gol një kundërsulm të shkëlqyer të Dalot.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore