Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I transformuar rrënjësisht/ Akuzohet për përdhunim, ylli i Manchester United “nuk njihet” 5 muaj pasi u lirua me kusht (FOTO)

I transformuar rrënjësisht/ Akuzohet për përdhunim, ylli i

Ylli 20-vjeçar i Manchester United, Mason Greenwood është fotografuar për të parën herë pas lirimit me kusht nga burgu, teksa akuzohej për përdhunimin e një vajze dhe kërcënim për vrasje.

Greenwood u fotografua nga paparacët përpara shtëpisë së familjes së tij, me vlerë 3 milionë paund, që ndodhet në Cheshire.

Sulmuesi, i parë për herë të fundit në prill ku mbante veshur një kapuç ndërsa ishte pas timonit të një Mercedesi me vlerë 85 mijë paund, këtë herë është kapur në kamera në momentin që po nxirrtë shëtitje qenin e familjes.

“Mason ka mbajtur një profil vërtet të ulët që nga arrestimi i tij. Akuzat e bëra kundër tij i pa vërtet të vështira për t’u përballuar. Por prindërit e tij kanë qenë pranë tij në çdo hap të rrugës. Ata të gjithë presin që policia të marrë një vendim dhe nëse policët vendosin se ai nuk ka rast për t’u përgjigjur, atëherë ai mund të përpiqet të vazhdojë karrierën e tij futbollistike”, tha një burim i mediave angleze pas publikimit të fotove.

Greenwood, i cili jeton në Bowdon, Manchester, u pezullua nga United pas arrestimit të tij. Lojtari është hequr edhe nga FIFA 22, madje është lënë në baltë edhe nga sponsori Nike pas akuzave.

Football Manager 2022 gjithashtu ka konfirmuar se ai nuk do të shfaqet pas përditësimit të tyre të fundit dimëror.

Të gjitha fanellat që mbajnë emrin e numrit 11 janë hequr nga faqja zyrtare e United dhe shokët e skuadrës e kanë hequr atë nga rrjeti social Instagram.

Në vitin 2019, ai u bë futbollisti më i ri që luajti për United në Ligën e Kampionëve kur doli në fushë në moshën 17-vjeçare, por karriera premtuese e Greenwood tani është në rrezik pas arrestimit të tij.

Greenwood ka bërë gjithsej 129 paraqitje për “Djajtë e Kuq”, ku ka shënuar edhe 35 gola.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore