Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I prekur nga Covid, por thyen izolimin: Gjobitet futbollisi shqiptar në Itali

I prekur nga Covid, por thyen izolimin: Gjobitet futbollisi shqiptar në

Ishte prekur nga Covid pas plazhit në Sardenja të Italisë, por futbollisti i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj që luan me Breshian theu rregullat, duke dalë lirshëm nëpër lokalet e natës, së bashku me tre të tjerë, dy burra dhe grua edhe ato të detyruar sipas ligjit për t’u izoluar.

Që të tre ishin përfshirë në listën e Ats si një person pozitiv në Covid dhe për këtë arsye do të duhet të qëndronin të izoluar në shtëpi. Brescia Calcio nuk komenton mbi këtë çështje, duke shpjeguar se ata nuk janë në dijeni të lajmeve. Emanuele Ndoj është një nga lojtarët e Breshias - siç shkruan gazeta akoma - i cili kishte kaluar pushimet në Sardenjë me Sandro Tonali dhe një anëtar tjetër të skuadrës që më pas doli pozitiv në Covid me simptoma.

Ndoj ka qenë i grumbulluar më parë edhe me kombëtaren kuqezi, por që nga nëntori i vitit të shkuar ai nuk u bë pjesë e përzgjedhjes së trajnerit italian të kuqezinjve, Edi Reja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore