Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I parakaloi rekordin e golave/ Ronaldo flet me fjalë të mëdha për Neymar-in

I parakaloi rekordin e golave/ Ronaldo flet me fjalë të mëdha

Neymar është rikthyer protagonist me Brazilin. Ylli i PSG-së luajti një ndeshje perfekte kundër Perusë në kualifikimet për Kupën e Botës 2022. 28-vjeçari shënoi 3 gola në fitoren 4-2.

Me golat e tij, Neymar kaloi Ronaldon dhe tani ka 64 gola, para tij është vetëm Pele me 77 gola në fanellën e verdhë. ‘Fenomeni’ përgëzoi bashkatdhetarin e tij përmes një postimi në Instagram.

Ronaldo shkruan: Ai luan shkëlqyeshëm, asiston, godet, driblon. Vetëm qielli është kufiri, fluturo djalë! Ti shkrove një histori të mrekullueshme. Ai është i kompletuar dhe gjithnjë e më shumë një lojtar i pjekur. Ka për të thyer ende rekorde të tjera. Jam krenar të shoh brazilianët në majë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore