Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Përdhunimi në grup i shqiptares/ Dënohet me 9 vjet burg ish-"ylli” i Milanit

Përdhunimi në grup i shqiptares/ Dënohet me 9 vjet burg

“Arratisë” së brazilianit Robinho duke se i ka ardhur fundi.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë brazililane ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Publike Italiane për të dënuar me plot 9 vjet burg ish-“yllin” e “seleçaos”, pas përdhunimit të një të reje 23-vjeçares (në atë kohë) shqiptare, në një disko në Milani, janarin e vitit 2013.

Qeveria italiane kërkoi fillimisht ekstradimit e ish-lojtarit të Milan e Real Madrid, shtatorin e vitit të shkuar, po kërkesa u refuzua në bazë të nenit nr.5, të Kushtetutës së Brazilit, që ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë.

Mirëpo, javën e kaluar, Qeveria italiane bëri një tjetër kërkesë, kësaj here sipas Traktatit të Ekstradimit, në mënyrë që Robinho ta vuajë dënimin në Brazil. Me çështjen, që tashmë ka marrë formë të prerë, “arratia” e brazilianit ka marrë fund dhe tashmë ish-anësori i sulmit, duhet të vuajë 9 vjet pas hekurave. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore