Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"I mbyllur 4 orë në bagazh, më çuan në pyll"/ Rrëmbehet me të dashurën e tij ish-futbollisti

I"I mbyllur 4 orë në bagazh, më çuan në

sh-mesfushori i kombëtares nigeriane Christian Obodo u rrëmbye në afërsi të qytetit të qytetit jugor Warri, teksa po udhëtonte me të dashurën e tij.

Persona të armatosur e nxorën me forcë nga makina, e futën në automjetin e tyre dhe u nisën në drejtim të paditur ish-lojtarin e Fiorentinës, Udineses, Lecces, Perugias dhe Torinos. Në një rrëfim për Brila FM, 36-vjeçari deklaron se përfundoi në një pyll.

“Qëndrova i mbyllur për 4 orë në bagazhin e një makine. Rrëmbyesit më thanë që kishin humbur shumë para në bastet që kishin vënë për ndeshjet e Nigerisë. Nuk ushtruan dhunë ndaj meje, thjesht më kërcënuan.

Nuk e kuptoj pse më ndodhin mua këtë ngjarje të frikshme“, u shpreh Obodo për median afrikane. Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtari rrëmbehet në vendlindjen e tij.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore