Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I kishte premtuar takat 800 euro/ Mourinho surprizon të riun e Romës pasi shënoi dy gola (VIDEO)

I kishte premtuar takat 800 euro/ Mourinho surprizon të riun e Romës

Felix Afena-Gyan ishte heroi i ndeshjes teksa Roma mundi 2-0 Genoan të dielën në mbrëmje.

18-vjeçari, i cili nuk është futur asnjë herë nga minuta e parë për Romën, u aktivizua nga Jose Mourinho 15 minuta nga fundi.

I riu çau mbrojtjen kundërshtare vetëm shtatë minuta pasi hyri në lojë, përpara se të shënonte golin e dytë me një super goditje prej 25 metrash në kohën shtesë.

Afena-Gyan festoi me Mourinhon pasi shënoi golin e tij të parë në futbollin profesionist.

Mourinho zbuloi në intervistën e tij pas ndeshjes se tani do t'i blinte Afena-Gyan një palë këpucë që ai i donte me ngulm.

“I kisha premtuar se do t’i bleja Feliksit atletet që i pëlqejnë shumë, të cilat janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ndaj ai vrapoi dhe më tha të mos i harroj! Nesër në mëngjes, gjëja e parë që bëj është t'i blej këpucët”, tha ai për DAZN, për football-italia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore