Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I infektuar me Covid-19, momenti kur avioni i Ronaldos “zbarkon” në Itali (Video)

I infektuar me Covid-19, momenti kur avioni i Ronaldos “zbarkon”

Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me avionin e tij privat për të kaluar karantinën në Torino. Portugezi dy ditë më parë u testua pozitiv me koronavirus.

“Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente shëndetësore me kërkesë të lojtarit dhe do të vazhdojë të jetë në izolim në shtëpinë e tij”, thuhet në deklaratën e publikuar nga klubi i Juventusit.

Në momentin kur zbarkoi në Torino, CR7 u transportua nga një ambulancë për në banesën e tij, ku do të qëndrojë në izolim derisa të shërohet plotësisht.

Kuptohet që koha e shkurtër nuk e lejon që të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen e Serisë A ndaj Crotones dhe atë të Championsit me Dinamon e Kievit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore