Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I grisi kartonin gjyqtarit, ja sa u dënua futbollisti shqiptar

I grisi kartonin gjyqtarit, ja sa u dënua futbollisti shqiptar

Sulmuesi i Albpetrolit, Marjus Muhametaj, rrëmbeu skenën ditën e diel, teksa rikthehu edhe njëherë gjestin e Hamdi Salihit, në majin e vitit 2017-të, ku i grisi kartonin gjyqtarit Enea Jorgji në sfidën Kukës-Skënderbeu.

Futbollisti i skuadrës patosarake, u tradhtua nga nervat në sfidën ndaj Maliqit. I riu ia mori kartonin nga duart kryesorit Egli Spahiu dhe e grisi. Në këtë takim u akorduan plot 4 kartonë të kuq. Për këtë gjest Muhametaj është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 8 ndeshje pezullim.

"Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti," shkruhet në vendim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore