Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I grabisin shtëpinë dhe bizhuteritë e familjes, Ribery jep lajmin tronditës për ekipin

I grabisin shtëpinë dhe bizhuteritë e familjes, Ribery jep lajmin

Franck Ribery e paralajmëroi Fiorentinën se mund të largohej nga Italia për të mbrojtur familjen e tij, pasi zbuloi se shtëpia i ishte grabitur në mungesë të tij. Ribery ndihmoi Fiorentinën të mposhte Parmën 2-1 të dielën në Serie A, por ai u detyrua të largohej gjatë pjesës së dytë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Si për t`i përkeqësuar gjërat edhe më shumë, kur mbërritir në shtëpi zbuloi se e kishin vjedhur! Ribery, i cili postoi një video të dëmit që kishin bërë hajdutët, sqaroi se të shoqes I ishin marrë disa canta dhe bizhuteri me vlerë.

“Kur u ktheva nga fitorja ndaj Parmës, shkova në shtëpi. 'Kjo "shtëpi" në Itali, një vend ku vendosa të vazhdoj karrierën time pas kaq vitesh të bukura në Mynih. Kjo është ajo që zbulova ... Kështu që po, gruaja ime humbi disa çanta, disa stoli por valë Zotit, nuk pati dëme më të mëdha. Ajo që më tronditi ishte ndjesia e të qenit i pambrojtur. Gruaja dhe fëmijët e mi ishin të sigurtë në Mynih, por si mund t`i besojmë asaj cfarë kemi rreh e rrotull sot”, ka shkruar ai.

Ai shton se "familja është e para përpara pasionit të tij për futbollin", duke paralajmëruar largimin nga Italia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore