Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

I dehur dhe pa patentë/ Futbollisti përplas për vdekje motoçiklistin, rrezikon deri në 10 vjet burg

I dehur dhe pa patentë/ Futbollisti përplas për vdekje

Një futbollist brazilian rrezikon deri në 10 vite burg, pasi përplasi për vdekje me makinën e tij një person.

Renan Victor da Silva, fitues i kupës së botës me kombëtaren U-17 të Brazilit, u përfshi në aksident në qytetin Braganca Paulista, Sao Paulo, ndërsa ishte i dehur dhe po lëvizte me makinën e tij në korsinë e gabuar.

Për shkak të alkoolit të tepërt, sipas policisë 20-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon dhe është  përplasur me një motoçiklist, i cili vdiq në vend. Lojtari i cili luan për ekipin e Palmieres, nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit ndërsa shfaqej i turbullt dhe aspak i vetëdijshëm për çfarë kishte ndodhur.

Autoritetet theksuan se aksidenti nuk ka qenë i qëllimshëm, por rrethanat në të cilat është gjendur 20-vjeçari i rëndojnë akuzat ndaj tij. Policia gjeti një shishe alkooli në makinë, e po ashtu rezultoi se ai po lëvizte pa patentë, dhe për këtë arsye mund të dënohet me minimumi 10 vjet burg.

Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, klubi i Palmieras njoftoi se ka ndërprerë kontratën me lojtarin, ndërsa shprehu trishtimin e thellë për ngjarjen e rëndë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore