Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Hysaj largohet nga Napoli në fund të sezonit, ja me cilin ekip do të firmosë

Hysaj largohet nga Napoli në fund të sezonit, ja me cilin ekip do

Fundi i këtij sezoni do të jetë dhe fundi i rrugëtimit të Elseid Hysaj te Napoli.

Ky sezon i ri me Gattuso në stol nisi në mënyre perfekte për Hysaj, titullarë fiks dhe një “xholi” për trajnerin, por në momentin më të mirë, anësori kuqezi u prek nga COVID-19.

Në këtë periudhë u diskutua shpesh për rinovimin e kontratës, të shtyrë shumë nga trajneri Gattuso i cili dëshiron mbrojtësin me çdo kusht.

Napoli është i gatshëm ti ofrojë Hysaj një kontratë të re por sipas kushteve të tyre, ku nuk parashikohet një rritje page. Në kushtet ku edhe Napoli është prekur nga kriza që ka sjell COVID-19, presidenti De Laurentiis nuk është i gatshëm të plotësojë kushtin e Hysaj, një rritje të pagës nga 20-30%.

Në këtë pikë palët ndahen dhe në lojë futet Roma, skuadër që prej kohësh kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptarë, madje duke i plotësuar edhe kërkesat ekonomike. Përballë këtij fakti drejtuesit e Napolit janë të detyruar ta shesin Hysaj që në merkaton e janarit, në të kundërt në fund të sezonit do ta humbasin me parametra zero.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore