Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Hysaj humbet gjyqin me Napolin / Duhet t'i paguajë 40 mijë euro

Hysaj humbet gjyqin me Napolin / Duhet t'i paguajë 40 mijë euro

Elseid Hysaj duhet të zbrazë xhepat në këto ditë teksa i detyrohet ish-klubit të tij, Napolit, plot 40 mijë euro. Mbrojtësi është njoftuar se napoletanët kanë dalë të fituar nga procesi i hapur pas ndeshjes së dy viteve më parë kundër Salzburg në Champions League.

Të kaltrit u mposhtën në atë sfidë dhe klubi vendosi që lojtarët të grumbulloheshin në qendrën stërvitore dhe më pas ditën tjetër të nisnin prej mëngjesit stërvitjen. Mirëpo, ishin disa futbollistë që nuk e zbatuan këtë urdhër të klubit, e një prej tyre ishte edhe shkodrani i kombëtares.

Por, klubi italian nuk ia fali lojtarëve vendimin për të bërë sipas “kokës së tyre” e tashmë ka dalë e fituar ndërsa Hysajt i mbetet të shpenzojë shumën e majme për atë kapriço të dy viteve më parë.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”, shkruhej në njoftimin e klubit të Napolit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore