Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Humbja e papritur e Argjentinës në botëror/ Pse ky është lajm i mirë për Italinë?

Humbja e papritur e Argjentinës në botëror/ Pse ky

Arabia Saudite shokoi Argjentinën, por edhe botën paraditen e sotme, teksa mposhti skuadrën e Lionel Messit me kthim në përballjen e parë të botërorit “Katar 2022”.

Përtej gjithë pritshmërive, arabët arritën të kthenin rezultatin nga 1 me 0 pas penalltisë të shënuar nga Messi, në 2 me 1, me dy gola vërtet të bukur.

Skuadra e Lionel Scaloni ndërpret kështu ecurinë e jashtëzakonshme, teksa në 36 ndeshjet e fundit nuk kishte pësuar humbje. Disfata e fundit për "Albiceleste" datonte në 3 korrikun e 2019 kundër Brazilit në Kupën e Amerikës.

Nga humbja e Argjentinës "buzëqesh" kombëtarja e Italisë, që vijon të mbajë rekordin me 37 ndeshje si e pamposhtur. Kështu, edhe pse jashtë botërorit, italianët e kanë një arsye për të qenë të lumtur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore