Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Huliganizëm/ Skena të frikshme të dhunës në fushat e blerta, futbollistët përleshen keq (VIDEO)

Huliganizëm/ Skena të frikshme të dhunës në fushat e

Klubet Centenario dhe Caferatense u takuan në një ndeshje, të një prej ligave rajonale. Mysafirët kalojnë në avantazh me rezultatin 2-1, kur befas një lojtar bëri faull të rëndë dhe u ndëshkua me karton të kuq. Por kaq nuk mjaftoi, agresori iu afrua kundërshtarit dhe e goditi fort me shkelm në shpinë.

Ndërkohë, që futbollisti i ri fatkeq përpëlitej nga dhimbjet, fillimisht asnjë nga lojtarët e dy skuadrave nuk ka reaguar. Ndoshta për shkak të aktit tronditës. Arbitri tundi një karton të kuq dhe dhunuesi nisi të largohet nga fusha pa asnjë gjurmë pendimi. Mirëpo atëherë shpërtheu dhuna, i pari ishte një nga trajnerët, që i mori ‘hakun’ futbollistit të tij…

Një akt i tillë i huliganëve me këpucë futbolli, shkaktoi probleme serioze në fushë.  Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të përplasjeve mes lojtarëve dhe debateve me tifozët. Incidentet e krijuara në fushë janë transferuar në tribuna, ndaj është dashur të ndërhyjë policia. Duke parë që gjithçka mund të shndërrohej në një trazirë të rëndë, arbitri thjesht i ra bilbilit dhe mbylli ndeshjen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore