Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Holyfield-Tyson, bisedime për të zhvilluar triologjinë 24 vite nga sfida e fundit

Holyfield-Tyson, bisedime për të zhvilluar triologjinë 24 vite

Mosha e të dyve mbledhur së bashku është 112 vjeç, por kjo nuk do të pengojë dy ikonat e peshës së rëndë në boks që të përballen mes tyre. Bëhet fjalë për Mike Tyson (54 vjeç) dhe Evander Holyfield (58 vjeç), që janë gati të përballen sërish mes tyre.

Holyfield është boksieri i vetëm në botë që e ka mundur dy herë Tyson në dy duelet e tyre. Gjithsesi, kjo sfidë e përjetshme mes tyre duket se do të ketë edhe një akt të tretë, që me shumë gjasa do të zhvillohet këtë vit.

Këtë gjë e konfirmoi Holyfield, që e ka mundur Mike Tyson në vitet 1996 (me KO) dhe 1997 (ndërprerje të duelit pasi Tyson kafshoi veshin e rivalit). “Jemi duke biseduar me stafin e Mike dhe po pres një përgjigje prej tij”, tha Holyfield.

“Stafet tona janë duke biseduar për një duel mes nesh. Unë kam kohë që stërvitem për këtë duel. Mendoj se do të biem dakord, ndaj dua të jem gati. Po bëj më të mirën për të qenë gati për atë sfidë”, tha Holyfield.

Më tej, ai tha: “Bëhet fjalë për një duel të madh mes dy legjendave. Unë mendoj se kjo sfidë mes nesh do të gjenerojë 200 milionë dollarë. Mike e ka marrë mesazhin tim. Do të jem i lumtur nëse Mike pranon të duelojë me mua”, u shpreh Holyfield.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore