Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Holanda kualifikohet, por Van Basten e kritikon

Holanda kualifikohet, por Van Basten e kritikon

Europiani ka një tjetër skuadër të kualifikuar në 1/8. Pas Italisë në fakt edhe Holanda është regjistruar në fazën tjetër të turneut, pasi mposhti 2-0 Austrinë. Por gjithsesi polemikat pavarësisht fitores së dytë të tulipanëve nuk mungojnë, dhe këtë herë i shkakton një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë së portokallinjve, Marco Van Basten, që bëri pas ndeshjes një analizë të kombëtares s drejtuar nga De Boer.

“Nëse shohim se sa herë i duhet Stekelenburg të godasë topin, kjo nuk është dicka pozitive. Kështu bëhet si një futboll luftarak. Nga pas duhet të kesh më shumë vizion dhe kontroll për të avancuar duke luajtur futboll të bukur, por nuk e kam parë deri tani.

Fjalë të ashpra, të cilave ju shtohen edhe kritikat për qendërmbrojtësin e Juventusit Matthijs De Ligt, i kthyer të enjten mbrëma në fushë pasi kishte humbur ndeshjen e parë.

“Ai është qendërmbrojtës dhe duhet të transmetojë më shumë frymë lideri. Duhet të bëjë që prezenca e tij të ndihet dhe të ketë vlerë pasi duhet të udhëheqë mbrojtjen. Përkundrazi vrapon vetëm pas njeriut që ka për të markuar, duke lënë një gropë të madhe. De Ligt iku në Itali që të mësojë se si të mbrojë, por nuk besoj se aty ka mësuar shumë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore