
"Histori e shëmtuar"/ Zyrtarja e FIFA-s parashikon dënime të tjera për Juventus: Një 10-vjeçar nuk mund të bëhet tifoz
Evelina Kristilin, anëtare e Këshillit të FIFA-s dhe person i afërt me familjen Anjeli, ka komentuar sot për mediat italiane atë që po ndodh te Juventusi.
Ajo ka qenë e qartë në parashikimin e saj se telashet për bardhezinjtë nuk kanë përfunduar, pavarësisht protestave të tyre për padrejtësi në dënimin e Apelit që u hoqi 15 pikë.
“Kemi mbetur të gjithë të çuditur duke parë se 9 pikët e kërkuara nga prokurori Çine u rritën deri në 15. Duhet pritur që të lexohet se çfarë përshkruhet në argumentimin e vendimit, pasi ne ndoshta njohim vetëm një pjesë të kësaj historie që është me të vërtetë e shëmtuar”, tha ajo për “Rai Sport”.
“Pas dënimit do të mungojë edhe një pjesë tjetër pasi është edhe diskutimi i manovrës me rrogat. Do të ketë dëme ekonomike për mospjesëmarrjen në Kupat e Europës, por jo vetëm. Më pak njerëz në stadium, më pak të abonuar, më pak sponsorë. Dikush po thoshte që një fëmijë 10-vjeçar është e vështirë që të bëhet tifoz juventin pas një goditje të tillë”, ishin fjalët e saj.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




