Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Higuan lë Juventusin, Beckham e “rrëmben”

Higuan lë Juventusin, Beckham e “rrëmben”

Gonzalo Higuan nuk do të jetë më pjesë e Juventus, si dhe nuk do të luajë më në Itali. Sulmuesi argjentinas tashmë i jep fund aventurës në Itali, duke provuar një sfidë të re përtej Atlantikut.

Kontrata e 32-vjeçarit në Juventus do të përfundojë, duke e lejuar atë të kalojë me Inter Miami falas. Ky klub ka si pronar ish-futbollistin e njohur anglez David Beckham.

Ai do të paguhet prej rreth 3.7 milion paund në vit. Trajneri i ri i Juventsuit, Andrea Pirlo pati deklaruar se nuk e kishte në planet e tij sulmuesin argjentinas dhe kjo detyroi atë që lëvizë. Largimi në SHBA  e bën që ai të jetë më pranë vëllait të tij, Federico, i cili gjithashtu luan në MLS për DC United.

Juventusi i dha Napoli një shumë të majme 75.3 milion paund për  blerjen e argjentinasit në 2016. Higuanin fitoi  tre tituj të kampionatit dhe dy herë Kupën e Italisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore