Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Hidhet shorti, Tirana “peshkon” gjeorgjianët për ndeshjen Champions

Hidhet shorti, Tirana “peshkon” gjeorgjianët për ndeshjen

Hidhet shorti i raundit të parë të Ligës së Kampionëve, ku bën pjesë edhe ekipi ynë kampion, Tirana.

Ekipi kampion ishte në një vazo mjaft të vështirë, por në fund mund të themi se fati i ka buzëqeshur disi, duke i rezervuar një përballje me gjeorgjianët e Dinamo Tbilisi.

Ndeshjet për shkak të pandemisë do të zhvillohen me një takim, pra nuk do të ketë dy raundeve dhe përballja me gjeorgjianët do të jetë në transfertë.

Rivalë të mundshëm ndaj Tiranës ishin në vazo ekipet si Qarabag, Maccabi Tel-Aviv, Astana e Dinamo Tbilisi, por bardheblutë “peshkuan” gjeorgjianët, që në letër ishin rivali më i mirë i mundshëm.

Skuadra organizatore do të jetë pikërisht Dinamo e Tbilisit dhe bardhebluve do t’u duhet të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë për të provuar kualifikimin për në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita do të përballet të martën në mbrëmje me Linfield në finalen e paraeliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe nëse ia del te kualifikohet, do të gjejë përballë polakët e Legias së Varshavës në turin e parë eliminator.

Për shkak të kushteve të pandemisë dhe kohës së shkurtër në dispozicion, eliminatoret nuk do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje si zakonisht, por do të vendoset gjithçka në një ndeshje të vetme, ku do të aplikohen edhe 30 minutat shtesë, apo gjuajtja e penalltive, nëse do të jetë e nevojshme.

Ndeshjet e turit të parë eliminator do të luhen më datat 18 dhe 19 gusht dhe skuadrat e kualifikuara do të avancojnë për në turin e dytë eliminator, ndërsa ato që do të eliminohen, do të luajnë në eliminatoret e Ligës së Europës.

Hidhet shorti, Tirana “peshkon” gjeorgjianët për ndeshjen

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore