Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Heqja pasaportave diplomatike të futbollistëve të kombëtares, Meta: Vendim i pabesë e hakmarrës

Heqja pasaportave diplomatike të futbollistëve të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për futbollistët e Kombëtares sonë të futbollit.

Duke marrë shkas nga një reagim i De Biazit, Meta thotë ky është një akt i paprecedentë dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Po ashtu, kreu i shtetit shkruan në një postim në Facebook se është absurde që të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë që na bëjnë krenarë, dhe ta mbajnë ” faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.”

Qeveria ka marrë vendimin që futbollistët e kombëtares të dorëzojnë pasaportat diplomatike të fituara në vitin 2016, si një dhënie e një statusi të veçantë pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian. Ky i konkretizuar nga ana e minsitrisë së Jashtme ka sjellë reagime të ndryshme.

Reagimi i Metës

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.


Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese. Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore