Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Harroje Mess-in, bir k****"/ Tifozët e Barcelonës e presin me të shara Presidentin e PSG (VIDEO)

"Harroje Mess-in, bir k****"/ Tifozët e Barcelonës e presin

Dihet qartë tashmë se francezët e PSG janë vënë pas Lionel Messi-t. Sfida e raundit të dytë të Champions League të martën në mbrëmje në Camp Nou mund të jetë mundësia e duhur për të filluar kontaktet dhe për të nisur bazën e asaj që do të ishte marrëveshja e shekullit.

Siç dihet, në fakt, kontrata e Pleshtit skadon qershorin e ardhshëm dhe Messi duket se është i destinuar t’i thotë lamtumirë Barçës me parametër zero.

Problemi, sidoqoftë, është se tifozët në Katalonjë nuk pajtohen aspak me largimin e idhullit të tyre dhe ia kanë thënë qartë Nasser Al-Khelaifit. Presidenti i PSG, në mbërritjen e tij në Barcelonë, në fakt u prit nga thirrjet dhe ofendimet e furishme të tifozëve të Barcelonës, të cilët e konsiderojnë numrin një të francezëve marionetën më të mirë të të gjithë historisë. “Hajdut!”, “Bir kurve!” tifozët e Barcelonës i bërtitën atij, siç dokumentohet nga një video e ‘El Chiringuito’.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore