Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Habit McGregor: Po mendoj të blej Manchester Unitedin

Habit McGregor:  Po mendoj të blej Manchester Unitedin

Iniciativa për formimin e Superligës Evropiane – garës elitare të futbollit në Kontinentin e Vjetër, e përqafuar nga 12 klube të mëdha – është në prag të dështimit.

Manchester Unitedi një prej klubeve themeluese mund të tërhiqet nga marrëveshja, ndërkohë që ithtari i kësaj nisme, Ed Woodward, dha dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të klubit lidhur me mosmarrëveshjet për pjesëmarrje në kompeticionin e përmendur.


Dhe derisa situata ndërmjet UEFA-s dhe udhëheqësve të klubeve që planifikonin ‘shkëputjen’ është tensionuar në mase të madhe, ylli i UFC-së ka ardhur me një postim ngacmues në Twitter.  “Hej njerëz, po mendoj që ta blej Manchester Unitedin! Cfarë po mendoni?”, ka shkruar McGregor duke nxitur reagime nga më të ndryshme.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së është një tifoz i madh i futbollit, mirëpo në Angli ekziston konfuzitet se cili është klubi i tij i zemrës. Kjo për faktin se ‘The Notorious’ ka thënë se i mbështet dy klubet rivale: Liverpool dhe Manchester United. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore