Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Habit Fabregas me deklaratën e tij: Lojtarët nuk dinë ku të çojnë topin, prandaj trajneri...

Habit Fabregas me deklaratën e tij: Lojtarët nuk dinë ku të

Ndikimi i Hakim Ziyech te Chelsea po rezulton i jashtëzakonshëm. Fantazisti maroken i blerë nga Blutë pas disa negociatave të gjata me Ajax-in po udhëheq klubin anglez që është i pamposhtur prej tetë ndeshjesh.

Rendimenti i tij i ka bërë përshtypje Cesc Fabregas-it. Mesfushori spanjoll në pronësi të Monaco ka shprehur mendimin e tij për 90min:

“Ziyech është një lojtar shumë i mirë. Ka një vizion për të cilin ka nevojë një skuadër e nivelit të lartë si Chelsea, që do të fitojë dhe të jetë kampion. I shikon dhe i bën gjërat në momentin e duhur”.

Fabregas ka shpjeguar edhe këndvështrimin e tij në lidhje me taktikën në botën e futbollit: “Pse trajnerët janë kaq taktikë? Sepse e shikojnë se procesi i vendimmarrjes i lojtarëve nuk është kaq i mirë, kështu që duhet t’u thonë  atyre se çfarë duhet të bëjnë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore