Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Guardiola: Nuk besoj që do të shohim lojtarë si Messi dhe Ronaldo ndonjëherë

Guardiola: Nuk besoj që do të shohim lojtarë si Messi dhe Ronaldo

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për aftësitë e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain. Guardiola e ka trajnuar Messin te Barcelona për katër vjet, duke e ndihmuar atë të shndërrohet nga një i jashtëzakonisht i talentuar në lojtarin më të mirë në botë.

Cristiano ishte më i afërti me argjentinasin gjatë kësaj kohe, duke thyer rekord pas rekord me bardhezinjtë e Real Madridit. Messi u largua nga Barcelona te PSG-në këtë verë, ndërsa Cristiano u kthye në Manchester United pas një periudhe trevjeçare me Juventusin.

Guardiola ka thënë se është e vështirë që dyshja të luajnë së bashku ndonjëherë.

“Është e vështirë të shohim. Ndonjëherë, kur Messi ka topin, ju nuk dini çfarë të bëni, madje edhe ai nuk e di se çfarë do të bëjë. [PSG] ka katër lojtarë që mund të jenë ylli i skuadrave në të gjithë botën që luajnë në të njëjtin ekip. Por jam i lumtur që ai ende po luan në nivelin në të cilin po luan”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore