Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Guardiola “harron” lojtarin në stol prej dy vitesh, mbrojtësi: Ndoshta s’e ka marrë vesh që më kanë blerë

Guardiola “harron” lojtarin në stol prej dy vitesh,

Mbrojtësi spanjoll i Manchester City-t, Pedro Porro thotë se megjithëse ka dy vite që është pjesë e skuadrës angleze, nuk ka folur asnjëherë me trajnerin Pep Guardiola.

“Nuk kam folur kurrë me Pep Guardiolan. Mendoj se ai as që e di që më kanë blerë, por mendoj se duhet të jenë vënë në dijeni se çfarë po bëj me Sportingun”, tha ai për gazetën portugeze, A Bola.

Porro, që nuk ka luajtur asnjë minutë me fanelën e Cityt, po mendon për t’u transferuar te Sportingu i Lisbonës. Ai u ble nga Girona për 15 milionë euro me kërkesë të vetë Guardiolas, por menjëherë u dërgua në huazim te Real Valladolid.

21-vjeçari u rikthye te City verën e kaluar pas një sezoni ku më shumë ngrohu stolin te Valladolid. Sportingu përfitoi nga rasti dhe e mori në huazim për dy vite dhe tani synon që ta blejë atë.

Porro nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me City-n, por nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore