Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gruaja me kancer, vetë pësoi atak kardiak/ Iker Casillas rrëfen tronditjen familjare

Gruaja me kancer, vetë pësoi atak kardiak/ Iker Casillas rrëfen

Iker Casillas njoftoi disa ditë më parë se po tërhiqej nga futbolli, duke lënë pas një karrierë të patëmetë, që ka përkuar edhe me momentet më të mira në historinë e kombëtares spanjolle. Kapiteni i përjetshëm i “La Roja” ka ngritur të gjitha trofetë e mundshëm.

Tani, ish-portieri dëshiron të fillojë një jetë të re në Spanjë, me gruan e tij, Sara Carbonero, dhe të lërë pas eksperiencën në Porto. Të dy do të përqendrohen në projektet e reja profesionale, por në vendin e lindjes, së bashku me fëmijët, Martín dhe Lucas, duke i dhënë fund kështu aventurës portugeze.

Ish-kapiteni i Real Madridit ka folur për revistën “Semana”, ku ka qenë i sinqertë për gjithçka që ka ndodhur përgjatë këtij viti të kaluar, pasi pësoi një sulm në zemër, ndërsa gruaja e tij vuan nga kanceri: “Unë nuk kam qenë me Sara sa duhet, pavarësisht se ajo po jeton një moment shumë delikat me shëndetin”. Këto deklarata vijnë menjëherë pas spekulimeve të shumta se lidhja e tyre është në krizë. Ish-portieri ka pranuar se sulmi në zemër, ashtu edhe kanceri i Sara, i kanë tronditur themelet e familjes së tyre, shkruan telesport.

Për më tepër, media në fjalë bën me dije se gazetarja ka zgjedhur ta lërë anën e saj profesionale në mënyrë që të përqendrohet më shumë te familja. Një fakt që përforcohet edhe më shumë, pas problemeve shëndetësore që ka kaluar dhe izolimit të përjetuar për shkak të krizës shëndetësore të koronavirusit.

Tani, pasi lanë Porto pas, Iker dhe Sara përballen me një fazë të re të jetës së tyre në Spanjë. Portieri planifikon të rikthehet në klubin e zemrës dhe të nënshkruajë përsëri me Real Madridin, por këtë herë si këshilltar i Florentino Pérez. Një pozicion të tillë, që pritet ta marrë në javët në vijim, e ka mbajtur edhe “Zizou”, para se të bëhej trajneri i ekipit të parë. Gazetarja për momentin ka objektiv të vetëm të kalojë më shumë kohë me familjen e saj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore