Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Griezmann mesazh të qartë Barcelonës: Deschamps di ku të më vendosë

Griezmann mesazh të qartë Barcelonës: Deschamps di ku të

Antonie Griezmann i ka dërguar një mesazh me spond Barcelonës, gjatë deklaratave të tij pas ndeshjes së Francës me Kroacinë për Ligën e Kombeve.

Francezi shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Gjelave ndaj kroatëve. Lojtari i Barcelonës mori një asis nga Mendy nga e djathta, dhe alë një goditje potente, mposhti portierin kundërshtar.

Pas ndeshjes, Griezmann dha një mesazh të qartë me deklaratën e tij: “Ndihem mirë tek kombëtarja, pasi trajneri di se ku të më vendosë, në një pozicion që unë bëj më të mirën. Jo vetëm unë ndihem mirë, por edhe shokët e skuadrës me mua,” tha sulmuesi.

Përveç kësaj për golin e tij, francezi tha se: “Mendoj se shënova një nga golat më të bukur të karrierës time, dhashë gjithë forcën time në atë gjuajtje”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore