Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Greku Tsitsipas i kthehet serbit Gjokoviç: Na bëre të dukemi si budallenj!

Greku Tsitsipas i kthehet serbit Gjokoviç: Na bëre të dukemi si

Novak Gjokoviç, kryesuesi dhe kampioni në fuqi i Australian Open po kërkon të sigurojë një titull të 10-të të në Melbourne Park, që nis të hënën, që do t’i jepte edhe rekordin e 21 Grand Slam-eve.

Por fati i skeptikut të vaksinës mbetet i pasigurt me qeverinë e Australisë që po mendon nëse do t'i revokojë përsëri vizën dhe ta dëbojë atë jashtë vendit për thyerjen e protokolleve të Covid.

"Ai është sjellë sipas rregullave të tij", tha komentoi greku Stefanos Tsitsipas në një intervistë nga Australia.

"Duhet shumë guxim për të vënë në rrezik një Grand Slam. Nuk mendoj se shumë tenistë do ta bënin këtë"

Tsitsipas, i cili humbi nga Gjokoviç në finalen e Open France të vitit të kaluar, tha se pothuajse të gjithë në turneun e Melburnit ishin vaksinuar.

Pakica, tha ai, "zgjodhën të ndjekin rrugën e tyre, gjë që e bën shumicën të duket sikur janë të gjithë budallenj".

Gjokovic fluturoi në aeroportin e Melburnit më 5 janar me një dokumentacion përjashtimor nga vaksina për shkak të një rezultati pozitiv të testit PCR të pretenduar më 16 dhjetor. Agjentët kufitarë e refuzuan përjashtimin e tij, duke thënë se një infeksion i fundit ishte një justifikim i pamjaftueshëm, ia grisën vizën dhe e vendosën në një qendër paraburgimi.

Por ekipi ligjor përmbysi këtë vendim në gjykatë të hënën. Kryeministri australian Scott Morrison tha të enjten se nuk ishte marrë asnjë vendim nëse do t'i revokohej viza Gjokoviç për herë të dytë. Gjokoviç megjithatë u përfshi në shortin e raundit të parë të Australian Open në të njëjtën ditë. Edhe nëse lejohet të qëndrojë, ka pyetje mbi përgatitjet dhe aftësinë e tij për turneun rraskapitës dy-javor pasi u detyrua të kalonte katër netë në izolim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore