Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Grabitet me armë shtëpia e Lemina, brenda ndodhej ish e dashura e Balotellit

Grabitet me armë shtëpia e Lemina, brenda ndodhej ish e dashura e

Momente paniku në shtëpinë e mesfushorit Mario Lemina në Nice të Francës, ku tre hajdutë të maskuar e të armatosur janë futur brenda dhe kanë arritur të marrin sende me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, kur vetë ish mesfushori i Juventusit ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen e Gabonit, ndërsa në shtëpi ndodheshin e dashura e tij Fanny Neguesha dhe dy mikeshat e saj.

Sipas policisë lokale, hajdutët, ia kanë dalë të grabitin sende me një vlerë prej rreth 300 mijë eurosh, ndërsa vetë futbollisti ka kërkuar të largohet menjëherë nga grumbullimi, për t’u rikthyer në Francë.

Kujtojmë që edhe e dashura e Lemina, Fanny Neguesha është një personazh mjaft i njohur, pasi më herët ka përjetuar një romancë me sulmuesin italian Mario Balotelli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore