
Goli fantazmë që turpëron futbollin: "Si festohet një gol që nuk ekziston?"... (VIDEO)
Ngjarja ka ndodhur në një ndeshje të një kampionati rajonal në Itali mes Calcio Castellana dhe Noicattaro. Në të ‘lindi’ edhe i ashtuquajturi ‘goli fantazmë’, që është bërë viral në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e botës.
Në ligën rajonale të grupit B të Pulias, e vështirë është të besohet se gjyqtari Andrea Romano akordoi një gol, pas një gjuajtje të Sabatelli që del qartë jashtë portës dhe topi vetëm godet rrjetën e jashtme.
Giuseppe Pellegrino, presidenti i ASD Calcio Castellana, pranoi se "është e qartë që ishte një gabim i thjeshtë vizual nga gjyqtari, i cili gabimisht pa topin të hynte në portë, duke akorduar një gol për skuadrën tonë dhe na bëri të fitonim ndeshjen".
Nga ana e tij, Francesco Langiulli, drejtori i përgjithshëm i Noicattaro, denoncoi se "imazhet flasin vetë dhe gjithashtu janë bërë virale. Jemi absolutisht të indinjuar nga sjellja e gjyqtarëve dhe mbi të gjitha trajnerit të Castellana. Si ju festoni një gol që nuk ekziston?"
Calcio Castellana ka kërkuar që të përsëritet ndeshja, pavarësisht se e ka fituar ndeshjen. Shikojeni videon...
Calcia fuori ma l’arbitro assegna il gol: otto minuti di proteste – [IL VIDEO]#Noicattaro-#Castellana #Puglia pic.twitter.com/7buhwgPnfV
— Calcio Totale (@CalcioTotale14) January 8, 2023









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




