Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gol dhe asist/ Asllani 'mahnit' Interin, Inzagi me superlativa: Çfarë personaliteti

Gol dhe asist/ Asllani 'mahnit' Interin, Inzagi me superlativa:

Interi fitoi edhe miqësoren e dytë ditën e djeshme, pasi mposhtën 4-1 zviceranët e Luganos.

Në këtë sfidë luajti nga minuta e parë dhe Kristjan Asllani. Mesfushori i talentuar shqiptar u shfaq menjëherë protagonist, duke dhuruar asistin e golit të D’Ambrosios që zhbllokoi takimin në minutën e tretë. Me elozhe për të është shprehur dhe Simone Inzaghi, i cili e vlerësoi shumë 20-vjeçarin.

“Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip. Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri. Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit”, deklaroi Inzaghi.

Më herët, Asllani ka shënuar dhe gol në miqësoren e zikaltërve me Milanezen, e fituar me rezultatin 10-0.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore