Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Goditje e frikshme në fytyrë nga Vardy, mbrojtësi shqiptar Mustafi ngelet me shenja (VIDEO)

Goditje e frikshme në fytyrë nga Vardy, mbrojtësi shqiptar

Një përplasje e frikshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes së Premier League, mes Arsenalit dhe Leicester Cityt.

Gjatë një dueli me Shkodran Mustafin e Arsenalit, Jamie Vardy i Leicesterit i ka dhënë një goditje me shkelm në fytyrë në rënie e sipër, mbrojtësit me origjinë shqiptare.

Aq e fortë ka qenë goditja sa Mustafi ka mbetur me disa të çara në fytyrë. Pasojat i ka publikuar vetë mbrojtësi në profilin zyrtar.

"Nuk ka asgjë më të dhimbshme se të mos fitosh kur e meriton," shkruajti Mustafi në rrjete sociale, duke treguar se pavarësisht plagës në fytyrë, ishte më i lënduar nga rezultati.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore