Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes, shtrohet me urgjencë në spital portieri

Goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes, shtrohet me urgjencë

Portieri Ivan Zaborovskiy po lufton për jetën teksa gjendet në kujdes intensive në spital pasi u godit nga një vetëtimë gjatë stërvitjes.

Sportisti i ri u dërgua menjëherë në spital pas incidentit të pazakontë në Rusi. Klubi i tij Znamya Truda shkruajti në Twitter: “Sipas informacioneve tona një incident i rëndë ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme. Vetëtima ka goditur portierin e ri Ivan Zaborovskiy dhe tani ai është shtruar në spital”.

Klubi me bazë në Moskë është më i vjetri në Rusi, i themeluar në vitin 1909. Ende nuk dihet gjendja e portierit të ri.

Adoleshenti thuhet se luan me ekipin e të rinjve, ndërsa ekipi i parë zhvillon ndeshje miqësore në Rusi. Ky sezon është anuluar për shkak të Coronavirus.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore