Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjykata liron Gjokoviç, serbi mund të marrë pjesë në turne, tërbohen australianët

Gjykata liron Gjokoviç, serbi mund të marrë pjesë

Gjykatësi australian, Anthony Kelly ka thënë të hënën, 10 janar, se tenisti serb, Novak Gjokoviç do të lirohet nga qendra e ndalimit, duke e konsideruar “të paarsyeshëm” vendimin e Qeverisë për të refuzuar hyrjen e tij në Australi.

Sipas gjyqtarit Kelly, Gjokoviç duhet të lirohet menjëherë pas vendimit të gjykatës dhe të gjitha dokumentet, përfshirë pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit do t’i kthehen atij.

Kështu, Gjokoviç mund të ketë mundësi që të luajë në turneun Australian Open dhe të fitojë titullin e 21-të Grand Slam.

Megjithatë, avokatët nga Qeveria federale i kanë thënë gjykatës se ministri për migrim është duke rezervuar të drejtën e tij personale për të refuzuar sërish vizën e tenistit.

Gjokoviç, 34-vjeçar, është mbajtur në një qendër ndalimi për migrantë prej 6 janarit.

Ai nuk është parë në publik prej kur ka shkuar në Australi. Avokatët e tij kanë thënë se Gjokoviç është infektuar së fundi me koronavirus dhe ai dokument i ka siguruar shmangien nga rregulloret për koronavirus në Australi.

Sipas rregulloreve australiane, secili i huaj që hyn në këtë shtet, duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit. Megjithatë, Qeveria australiane kanë thënë se të huajve nuk ju garantohet hyrja në Australi, gjë që ka rritur dilemat nëse Qeveria do ta ndalojë atë sërish dhe ta dëbojë nga shteti.

Novak Gjokoviç ka folur vazhdimisht kundër vaksinimit kundër koronavirusit, mirëpo nuk e ka bërë të ditur kurrë statusin e tij të imunizimit. Ai ka siguruar një përjashtim mjekësor nga dy panele mjekësore të organizatës që drejton turneun e tenisit dhe shteti i Viktorias.

Njoftimi i Gjokoviçit se ka siguruar një përjashtim dhe se do të niset drejt Melburnit, është pritur me zemërim nga disa australianë, të cilët kanë qenë shumë të kufizuar prej kur ka shpërthyer pandemia./REL

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore