Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjokoviç rrezikon deportimin / Të hënën Australia merr vendimin: Tenisti nuk është vaksinuar

Gjokoviç rrezikon deportimin / Të hënën Australia merr

Novak Gjokoviç nuk mori asnjë garanci se një përjashtim mjekësor do ta lejonte atë të qëndronte në Australi për të marrë pjesë në turneun “Australian Open”, kanë argumentuar prokuorët që kërkojnë dëbimin e tij.

Dorëzimi në gjykatë nga avokatët e qeverisë australiane zbulon gjithashtu se Gjokoviç, 34 vjeç është i pavaksinuar.

Rregullat kufitare të Australisë për Covid ndalojnë hyrjen e të huajve të pavaksinuar me dy doza, përveç nëse ata kanë një përjashtim mjekësor nga marrja e injektimeve, përfshirë këtu edhe kalimin e virusit brenda pak javësh.

Ekipi ligjor i Gjokoviç argumenton se tenisti e ka kaluar virusin në muajin dhjetor dhe kjoj i jep atij një përjashtim të vlefshëm. Tenisti serb fluturoi në Melburn javën e kaluar, me shpresën për të mbrojtur titullin në Australian Open.

Por në vend të kësaj ai është mbajtur në një qendër paraburgimi për imigracionin, ndërsa avokatët e tij përgatiten të apelojnë kundër një vendimi të qeverisë federale të Australisë për të anuluar vizën e tij. Çështja pritet të shkojë para gjykatësit të hënën. Tenis Australia ka thënë se duhet të dijë deri të martën nëse ai do të lejohet të luajë, pasi duhet të planifikojë ndeshjet e tij për turneun, i cili fillon më 17 janar.

Të shtunën, avokatët e Gjokoviçit paraqitën një dokument 35 faqesh duke argumentuar se klienti i tyre plotësonte kriteret për një certifikatë përjashtimi nga vaksina për shkak të një infeksioni të fundit Covid, i cili u konfirmua nga një test PCR më 16 dhjetor.

Por në dosjen gjyqësore të së dielës, prokurorët australianë hodhën poshtë këtë si një arsye të vlefshme.

"Nuk ka asnjë sugjerim që aplikanti kishte "sëmundje akute të rëndë mjekësore" në dhjetor 2021. Gjithçka që ai ka thënë është se ai ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Kjo nuk është e njëjta gjë" tha ai, duke shtuar se "kjo nuk ishte një garanci e hyrjes nga një joshtetas në Australi”.

Autoritetet australiane thanë gjithashtu se edhe pala mbrojtëse ka pranuar që Gjokoviç është i pavaksinuar. Gjokoviç ka thënë më parë se është kundër vaksinimit, por asnjëherë nuk ka thënë hapur nëse e kishte bërë vaksinën apo jo.

Në Australi, lajmi se atij i ishte dhënë një përjashtim mjekësor u prit me zemërim nga qytetarët që kanë jetuar nën disa nga rregullat më të rrepta në botë për Covid.

Këto kontrolle kanë ndarë familjet dhe njerëzit kanë humbur funeralet, lindjet dhe dasmat. Tani që më shumë se 90 për qind e popullsisë mbi 16 vjeç të Australisë janë të vaksinuar, disa rregulla janë zbutur. Megjithatë, disa njerëz ende nuk mund të udhëtojnë brenda vendit, ose globalisht për shkak të masave aktuale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore