Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjobë e pezullim tifozësh / Disiplina vendos për trazirat në Tiranë-Partizani

Gjobë e pezullim tifozësh / Disiplina vendos për trazirat në

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me gjobë Tiranë dhe Partizanin për trazirat që shoqëruan derbin dhe dëmtimet e shkaktuara nga tifozët në stadiumin “Air Albania”.

Komisioni dënoi me 200 mijë lek gjobë skuadrën e Tiranës për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive. Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit brenda 15 ditëve.

Po me 200 mijë lek gjobë dënohet edhe Partizani, por veç kësaj, “Të Kuqtë” penalizohen edhe 4 ndeshje pa tifozë.

Ndëshkimit nuk i ka shpëtuar as trajneri Daja, që është pezulluaar me dy ndeshje. Vendimet e Disiplinës mund të apelohen brenda nga të dyja skuadrat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore