Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjimshiti: Grintën e kemi në vena, japim maksimumin edhe ndaj Çekisë

Gjimshiti: Grintën e kemi në vena, japim maksimumin edhe ndaj

Mbrojtësi Berat Gjimshiti u shfaq në krah të trajnerit Edi Reja, në konferencën për shtyp në prag të miqësores së dytë të këtij muaji, asaj ndaj Republikës Çeke në Pragë. Futbollisti pranoi se ka mbetur i kënaqur me ndeshjen ndaj Uellsit dhe bëri thirrje që edhe miqësorja e nesërme të përballohet me të njëjtën grintë.

Si e shihni ndeshjen me Çekinë?
Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë dhe treguam grintë e karakter, ndërsa tani do të kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Republikën Çeke, që ka cilësi ndryshe nga Uellsi, por është gjithashtu shumë e fortë.

Keni krijuar një treshe shumë të mirë me Kumbullën e Ismajlin. A e keni menduar si do të përballoni sulmet e çekëve?
Fillimisht është në dorë të trajnerit që të vendosë se kush do të luajë titullar dhe ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë sa më mirë kur të na tregohet. Kushdo që të luajë, jam i sigurt që do të bëjë shumë mirë.

Si mund të dilet më shpejt në kundërsulm?
Mendoj se duhet të tregohemi më të shpejtë dhe më të saktë me kombinimet, që të dalim më shpejt. Nuk është vetëm faji i sulmit, por i të gjithë skuadrës, që duhet të kombinojë më mirë dhe më shpejt, për të dalë rrezikshëm.

A do të tregoni të njëjtën grintë edhe ndaj Republikës Çeke?
Ne jemi shqiptarë dhe grintën e kemi edhe në vena. Do të përballojmë në të njëjtën mënyrë edhe ndeshjen me Çekinë, ku do të kërkojmë të bëjmë më të mirën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore