Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjeti kuletën e Neuer dhe u zhgënjye nga shpërblimi i portierit/ Rrëfehet taksisti shqiptar: Ja sa para harxhova për t’ia kthyer

Gjeti kuletën e Neuer dhe u zhgënjye nga shpërblimi i portierit/

Taksisti shqiptar, Hazir Stublla është bërë i famshëm së fundmi në Gjermani pasi e ka gjetur kuletën e Manuel Neuerit.

Portieri gjerman e shpërbleu taksistin shqiptar për këtë veprim. Por, Stublla e ka quajtur portierin gjerman si dorështrënguar pasi nuk ia dha shpërblimin e merituar, por vetëm një fanellë të firmosur.

Emigranti shqiptar ka treguar të gjithë historinë, duke theksuar se për të shkuar te Neuer kishte harxhuar 400 euro, por nuk i ka marrë akoma.

Mirëpo, duket se historia ka ndryshuar pasi fanellën taksistit ia ka blerë një television gjerman për 1 mijë euro.

“Një ditë përpara kisha edhe Mullerin, kam pas të tjerë artistë dhe janë shumë falënderues, që mos ti përmendim emrat. Neuer e njoha menjëherë dhe nuk kisha mundësi t’ia ktheja, po ja çova te shtëpia, e pash te dokumenti i identifikimit adresën. Vendosa t’ia bëja këtë gjest.

Ai hyri në taksinë time, unë e njoh menjëherë. Po ne taksistët kemi rregulla dhe nuk duhet të flasim. Thjesht e pyeta për adresën se kur do ta çoja. Unë bëra detyrën time. kam harxhuar diku 400 euro për ta gjetur. Pastaj televizionet më të njohura gjermane ma kanë kërkuar dhe e kam shitur për 1000 euro.  Unë nuk isha fare për ta shitur, thjesht doja t’ia tregoja”, rrëfeu Haziri për AbcNews.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore