Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjashtë vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd/ Ballist Morina: Do rikthehem në Serbi për…

Gjashtë vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi

Tension. Emocione. Frikë. Shqipëria po luante në mes të Beogradit përballë 25. 200 serbëve. Për fat, lojë dhe raste të rrezikshme ishin për kuqezinjtë, me Cana-Mavraj & Co që udhëhiqnin ekipin tonë.

Taktika të zgjedhura mjeshtërisht nga De Biazi-Tramexani për të përballuar mbi të gjitha… frikën e lojtarëve. Në fushë nisën të hidheshin flakadanë. Loja ndërpritet. Shqipëria po sulmohej edhe nga tifozët, përveçse nga 11- shja që ishte në fushë. Kronometrohej minuta e 42-të… Papritur, në horizont të stadiumit shfaqet një flamur. Jo ai i Shqipërisë zyrtare. Diçka më shumë.

Një punim, me hartën e të gjitha trojeve shqiptare, dhe në dy anët dy figura të shquara të historisë shqiptare që për pak minuta pushtuan Beogradin dhe kthyen pllakën e kualifikueseve për Kombëtaren drejt “Euro 2016”. Isa Boletini dhe Ismail Qemali fluturuan mbi qiellin e Beogradit, nën drejtimin e një mjeti fluturues, tip dron. E nëse gjithçka thuhet në pak rreshta, jo vetëm që zgjon emocionet e të gjithë shqiptarëve sot pas 6 vitesh, por përmbledh edhe të gjitha vuajtjet para dhe sidomos pas, që ka përjetuar ideatori. Heroi. Tifozi dhe patrioti që bëri gjithçka të mundur.

Ismail Morina, ose “Ballisti”, pranon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të flasë për këto gjashtë vite. Çfarë i ka ndodhur? Çfarë ka përjetuar familja e tij? Ndikimi i atij flamuri në kualifikim. Ultrasi i Kombëtares rrëfen ekskluzivisht për gazetën edhe qasjen që ka ai sot për Serbinë dhe serbët. “Nuk kam shkelur më në Serbi që nga ajo natë, por jam i sigurt që herët apo vonë do ta bëj dhe kurdo që do të ndodhë, do të jetë për qëllime hulumtimesh kulturore apo shoqërore”, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” autori i “AUTOCHTHONOUS”.

Si jeni dhe si shkon jeta pasi u bëtë i famshëm për dronin?

Përkryeshëm besoj. Më shumë se kaq nuk mund të pretendoja. Që kur ndodhi “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, gjithnjë kam qenë i përkushtuar t’i kthehem jetës para ngjarjes, por pa i sforcuar gjërat. Dhe pas shumë peripecish (3,5 vjet përndjekje mes burgjeve, arresteve shtëpiake dhe bllokimit të pasaportës ilegalisht nga autoritetet shqiptare) ia dola t’i kthehem në mënyrë të suksesshme jetës që zhvilloja para asaj nate të datës 14.10.2014. Punoj në sipërmarrje, në sektorin e autotransportit, dhe po shijoj maksimalisht familjen dhe e pohoj me bindje dhe krenari që jam bashkëshort dhe atë me dedikim maksimal.

A keni pasur shqetësime nga ndonjë strukturë apo nga tifozë nëpër rrjetet sociale?

Sa u përket kërcënimeve në rrjete sociale, ka pasur pafundësisht, ndërsa tani, sa herë që “AUTOCHTHONOUS” bëhet aktualitet, marr kërcënime. Kjo ka ndodhur sidomos në rastin e fundit kur Dua Lipa postoi “AUTOCHTHONOUS” në profilet e saj në rrjete sociale, por edhe në rastin kur një gazetar anglez (James Montague) botoi para pak kohësh një libër (“Among the Ultras”) mbi tifozëritë nëpër botë dhe ku i kishte dedikuar një kapitull të tërë veprës “AUTOCHTHONOUS”.

Çfarë ndodhi në rastin e botimit të këtij libri?

Ky libër është botuar edhe në Serbi dhe aty mediat kanë botuar disa fragmente në lidhje me tregimet e mia në libër apo përshtypjet e autorit mbi mua dhe mbi veprën “AUTOCHTHONOUS” e kështu me radhë. Menjëherë kam marrë kërcënime me vdekje nga profile false dhe jofalse në rrjete sociale. E vërteta është se asnjëherë që kur kanë filluar këto kërcënime në 2014-ën dhe deri sot nuk i kam denoncuar në organet ligjzbatuese, as në Shqipëri, por as edhe në Itali./ Panorama Sport

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore