Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gjashtë gola në 5 ndeshje, kush është talenti shqiptar që kryeson listën e golashënuesve në Conference League

Gjashtë gola në 5 ndeshje, kush është talenti shqiptar

Futbolli kosovar prodhon gjithmonë talente, teksa një prej tyre është pa dyshim, Albion Rrahmani i Ballkanit, i cili po shkëlqen me skuadrën nga Suhareka në kuadër të ndeshjeve europiane të Ligës së Konferencës. Rrahmani ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje teksa skuadra e tij ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e “play-off”.

Rrahmani shënoi plotë 5 gola ndaj skuadrës së La Fiorita, të cilën skuadër Ballkani e eliminoi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës me rezultatin e përgjithshëm 10:0, ndërsa një gol tjetër realizoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë kundër skuadrës së Klaksvik nga Ishujt Faroe, në kuadër të raundit të tretë eliminatorë.

Momentalisht 21-vjeçari Rrahmani kryeson listën e golashënuesve në Ligën e Konferencës me 6 gola i ndjekur nga Grei i Arisit me 5 gola si dhe Krstoviç i Dunde Streda dhe Zivzivadze i hungarezëve të MOL Fehervar. /PanoramaSport

Liga E Konferences
Liga E Konferences

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore