Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gerrard shfryn ndaj Abramovich pas shkarkimit të Lampard: Chelsea kështu i bën punët

Gerrard shfryn ndaj Abramovich pas shkarkimit të Lampard: Chelsea 

Keqardhje por kurrësesi befasi. Steven Gerrard, trajneri i Rangers në Skoci, komentoi shkarkimin e ish shokut të kombëtares, Frank Lampard, në konferencën për shtyp këtë mëngjes:

“Padyshim që më vjen shumë keq për Frank, ai është një ish-shok i ekipit tim, një person që e respektoj shumë.

Duke e njohur atë, unë e di që ai do të kthehet më i fortë! Do të harrojë gjithçka dhe do të kthehet me të njëjtin pasion. Tani ai do ta shfrytëzojë këtë kohë të lirë për të qenë me familjen e tij.

Jam i zhgënjyer në vendin e tij, sepse mendoj se është një vendim i nxituar , sidomos pas rezultatit pozitiv në FA Cup.

Por unë nuk i di detajet, nuk e di se çfarë marrëdhënie kishte me klubin.

Thjesht mendoj se ata duhet ta kishin mbështetur atë gjatë kësaj kohe të vështirë sesa të bënin atë që bënë. Por nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur te Chelsea, kështu që nuk ishte një surprizë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore