Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gazetari “tallet” me Mou: Bëre tripletën e humbjeve

Gazetari “tallet” me Mou: Bëre tripletën e humbjeve

Pas thuajse një muaji, “Striscia la Notizia” provoi sërish për t’i dorëzuar Jose Mourinho-s çmimin e vet special e ironik, “Tapiri i Artë”.

10 nëntorin e kaluaar, pas humbjeve ndaj Bodo dhe Venezia, “Special One” iu fsheh gazetarit Valerio Stafelli dhe u largua me një makinë pa e tërhequr çmimin e emisionit të famshëm investigativ.

Këtë skenë, Mou u mundua ta përsërisë edhe pas humbjes ndaj Interit, 0-3 në Olimpico. Gazetari e ironizoi.

“Pas tripletës erdhi tripleta. Më thuaj të vërtetën, humbët me qëllim sepse jeni ende interist?”, e pyeti ai trajnerin portugez.

Mourinho nuk i ktheu përgjigje dhe u largua sërish duke refuzuar tërheqjen e çmimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore