Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gazeta spanjolle: Prishtina i bën homazhe heronjve të Kosovës para se të udhëtojë për në Barcelonë

Gazeta spanjolle: Prishtina i bën homazhe heronjve të Kosovës

Gazeta e njohur spanjolle Marca i ka kushtuar një artikull ekspeditës së klubit të futbollit të sallës, Prishtina, e cila do të ndeshet sot (e premte) me Barcelonën në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.

Marca nis rrëfimin duke thënë se më 31 mars, Spanja do të luajë kundër Kosovës në një ndeshje që do të jetë historike, pasi do të përballen me një përfaqësuese nga një vend që arriti pavarësinë në 2008, e cila u pranua nga FIFA në 2016, por që Spanja, së bashku me 78 vende të tjera të Kombeve të Bashkuara, nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Në këtë mënyrë, vizita e Prishtinës paraqitet si një provë, në një shkallë më të vogël, të asaj që do të ndodhë pas një muaj e gjysmë.

Ndërkohë, skuadra kosovare dëshironte të rrethonte këtë ndeshje futbolli salle me rëndësi të veçantë.

Për këtë arsye, para se të nisej për në Barcelonë, skuadra dhe pjesa tjetër e anëtarëve të klubit i bënë nderime heronjve të tyre kombëtarë. Homazhet u mbajtën në varret e Adem Jasharit dhe Fadil Vokrrit të martën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore