Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Gati për t'u futur në lojë, futbollisti harron kufjet në vesh (FOTO)

Gati për t'u futur në lojë, futbollisti harron kufjet

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në sfidën mes Celtic dhe Hibernianit e vlefshme për javën e 23-të të kampionat skocez.

Futbollisti Armstrong Oko-Fleks do ta kujtojë për shumë gjatë debutimin e tij për gjigantin skocez.

18-vjeçari u aktivizua në minutën e 61-të, duke zënë vendin e Harper. Fleks ishte shumë i emocionuar teksa harroi të hiqte nga veshi kufjet “AirPod-sat”.

Talenti po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat. Natyrisht që debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, duke bërë xhiron e internetit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore