Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Garë e fortë për La Ligan, Real Madrid fiton pastër ndaj Eibar dhe afrohet me kreun

Garë e fortë për La Ligan, Real Madrid fiton pastër ndaj

Reali i Madridit bën detyrën ndaj Eibarit në shtëpi, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 dhe shtoi edhe më shumë presionin ndaj Atleticos kryesuese, pasi momentalisht është vetëm 3 pikë larg vendit të parë.

“Los Blancos” dominuan sfidën dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të Marcos Asensios në minutën e 41-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal 1-0.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, teksa për të vulosur rezultatin mendoi francezi Karim Benzema, që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të, duke u dhënë tre pikë madrilenëve, që tani shkojnë në kuotën e 63 pikëve.

Më herët Villareali triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën e vështirë ndaj Granadës. Sulmuesi spanjoll Gerard Moreno ishte protagonist absolut për “nëndetësen e verdhë”, pasi shënoi të tre golat e sfidës, duke marrë me vete edhe topin e ndeshjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore